MACUKULLI Nazmie
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1935, në Bulqizë. U internua për motive politike. Me vendim nr. 24, më 18 qeshor 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi Bulqizë në rrethin Tepelenë, prej vitit 1949 deri më 1953. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 46, f. 148-149.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]