MAHMUTAJ Hajri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Gjirokastër, në vitin 1921. Me vendim nr. 31, datë 31 janar 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirkastrës e deklaroi fajtor për «shkelje të urdhëresës së Ministrisë Ekonomike» dhe e dënoi me 1 muaj burg dhe 160 Franga gjobë. Me vendim nr. 77, datë 6 korrik 1949, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë në bashkëveprim antipushtet» dhe e dënoi me 6 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e te drejtave elektorale për 2 vjet kohë. Me vendim nr. 24, datë 14 maj 1949, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «ndihmën që i ka dhënë bandave kriminale» dhe «për lidhjet dhe bashkëpunimet që mbante me armiqtë e popullit», dhe e dënoi me 12 vjet privim lirie me punë të detyruar, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për dy vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 34, f. 29.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]