(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Klerik i lartë bektashian. Lindi në Gllavë të Tepelenës, më 30 dhjetor 1890. Me vendim nr. 247, datë 17 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «sabotim të të gjitha ligjeve të pushtetit popullor», se «ka marrë kontakt me shtetet imperialiste», si dhe «ka marrë kontakt me kriminel të luftës», dhe e dënoi me vdekje, humbje të të drejtave civile e politike, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. Me shkresë nr. 215, datë 8 janar 1948, Gjykata e Lartë e Tiranës vendosi aprovimin e këtij vendimi. F. 5, Viti 2016, D. 34, f. 48-49.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]