MALA Hysni
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tepelenë, më 28 mars 1913. Më 23 janar 1948, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor se «ka patur dijeni për të gjitha mbledhjet që bëheshin në teqe, ka patur dijeni për komplotin që u përgatit» dhe e dënoi me 20 vjet privim lirie, si dhe konfiskim të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. F. 5, Viti 2016, D. 34, f. 79-80.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]