MALAJ Bajram
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 10 mars 1920. Me vendim nr. 678, datë 14 dhjetor 1946, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «dëzertim dhe si kundërshtar të pushtetit popullor» dhe e dënoi me 8 vjet burgim. U fal me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949, të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Me vendim nr. 53, datë 21 dhjetor 1966, Gjykata e Qarkut të Shkodrës e deklaroi fajtor dhe e dënoi sipas nenit 139/a 3 10 të Kodit Penal me 6 vjet heqje lirie. F. 5, Viti 2016, D. 37, f. 48-49.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]