MALAJ Brahim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Kosmaç të Shkodrës, më 8 tetor 1923. Me vendim nr. 138, datë 22 maj 1959, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtori për «dezertim nga radhët e ushtrisë» dhe e dënoi me 3 vjet privim lirie. Me vendim nr. 74, datë 25 korrik 1963, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 14 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. Përfundimisht u dënua me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 35, f. 58-59.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]