MALAJ Hysni
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Smokthinë të Vlorës, në vitin 1910. Me vendim nr. 62, datë 10 korrik 1943, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi «armik të popullit» dhe «sabotator të luftës» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike barza me kohën e dënimit. Me vendim nr. 16, datë 23 shkurt 1952, Gjykata Ushtarake e Durrësit e deklaroi fajtor për «moskallëzim të një organizate armike» dhe e dënoi me 2 vjet punë korrektuese. F. 5, Viti 2016, D. 58, f. 127-128.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]