(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Fier, në vitin 1926. Me vendim nr. 103/119, datë 29 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Fierit e deklaroi «armik të popullit» dhe «kriminel lufte», se «ka marrë pjesë në të gjitha operacionet e bandës terroriste kundër popullit» dhe e dënoi me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më datë 3 tetor 1945, me vendim nr. 316, datë 3 tetor 1945, të Gjykatës së Lartë Ushtarake, dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm dhe punë të detyruar (dënim i kombinuar). F. 5, Viti 2016, D. 31, f. 27-28.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]