MALAJ Ndoc
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Ivanaj të Kastratit, më 14 tetor 1925. Me vendim nr. 118, datë 14 shtator 1957, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe për «pjesëmarrje në bandë të armatosur» dhe e dënoi me 25 vjet burgim, humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. U arrestua sërish më 10 gusht 1972, dhe me vendim nr. 259, datë 27 tetor 1972, Gjykata e Rrethit të Shkodrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. F. 5, Viti 2016, D. 35, f. 102-103.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]