(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Kuç të Malit të Zi, më 1920. U martua me Nikollë Malajn [shih], që më 1948 u arratis në Jugosllavi. U internua me gjithë foshnjën 4 muajshe, Xhuljana Pervizin [shih], në Berat, Tepelenë e Plug të Lushnjës. Më 1969 u riatdhesua në Mal të Zi, pranë familjes. Pas dy vitesh, bashkë me tre fëmijët e saj, u vendos në Belgjikë, ku dhe vdiq më 2014.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]