MALAJ Peshkë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1900, në Kukës. Me vendim nr. 92, datë 14 dhjetor 1954, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 16 vjet burg dhe konfiskimin e bagëtive. Me vendim nr. 310, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. Me dekretin nr. 2517, datë 2 shtator 1957, iu fal dënimi aksesor mbi konfiskimin e lopës dhe 8 deleve. Me dekretin nr. 310, datë 30 dhjetor 1954, dënimi iu zbrit në 10 vjet heqje lirie. F. 5, Viti 2016, D. 35, f. 27- 28.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]