MALKO Ramadan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Përmet, në vitin 1930. U arrestua më 21 shtator 1963, dhe me vendim nr. 1, datë 15 janar 1964, Gjykata e Qarkut të Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 9 vjet heqje lirie. Me Dekret nr. 4341, datë 11 maj 1971 të P. K. P.-së, iu fal koha e mbetur e dënimit. F. 5, Viti 2016, D. 30, f. 258-259; F. 5, Viti 2016, D. 101, f. 248-249.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]