MALLKAJ Tomorr
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Mallakastër, në vitin 1953. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komsioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 17, datë 27 tetor 1992, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Fierit në rrethin e Krujës, prej datës 6 shtator të vitit 1962 deri më 30 shtator të vitit 1991. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 295-296.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]