(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1919, në Dhërmi. U arrestua më 24 dhjetor 1952. Me vendim nr. 53, 23 prill 1953, Gjykata Ushtarake e Durrësit e dënoi për «përkrahje të krimit të tradhëtisë», me 7 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave për 7 vjet kohë. U lirua më 17 shtator 1958. U arrestua sërish më 1969, dhe me vendim nr. 81, 21 gusht 1969, Gjykata Ushtarake e Vlorës e dënoi me 6 muaj burg për «fyerje botërisht të përfaqësuesit të pushtetit, ndihmësgjyqtarit Th.K., i cili njoftonte vendimin e Gjykatës së fshtatit Dhërmi». AISKK, F. 1, V. 2016, D. 59/1, f. 43-44.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]