MALUKA Avdyl
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Ersekë, në vitin 1900. U arrestua më 4 janar 1961, dhe me vendim nr. 24, datë 22 shtator 1961, Gjykata e Qarkut të Korçës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 6 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 303.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]