MALUSHI Fari
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Taç të Kolonjës, më 1920. Me vendim nr. 124, datë 12 shtator 1950, Gjykata e Rrethit të Korçës e deklaroi fajtor për «strehim dhe furnizim të të arratisurve» dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e të drejtave civile për 3 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 36, f. 58- 59.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]