(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1922, në Prell të Matit. U arrestua më 28 qershor 1945. Me vendim nr. 11, datë 2 korrik 1945, Gjykata Ushtarake e Krahinës Ushtarake të Korpusit Berat e deklaroi fajtor se ka «dezertuar nga rradhët e ushtrisë Nacional-Çlirimtare» dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave elektorale baraz me kohën e ndëshkimit. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 62, f. 29-30.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]