MANÇELLARI Bajame
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1915, në Elbasan. U internua për motive politike. Me vendim nr. 41, 30 shtator 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi Tiranë në rrethin Berat, prej 1 janarit të vitit 1950 deri më 7 dhjetor 1952. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 59/1, f. 15-16.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]