MANÇELLARI Hekuran
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1918, në Tresovë të Korçës. Me vendim nr. 241, 19 gusht 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi «armik të popullit» dhe «kriminel lufte» dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave baraz me kohën e ndëshkimit. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 59, f. 33-34.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]