MANÇO Andrea
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Boboshticë të Korçës, në vitin 1925. Me vendim nr. 11, datë 20 maj 1976, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «sabotim ekonomik» dhe «agjitacion e propagandë kundër pushtetit» dhe e dënoi me vdekje (me pushkatim), konfiskim të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë, si dhe heqjen e dekoratave. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 257-258.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]