MANAFI Ibrahim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Vidohovë të Korçës, më 10 shkurt 1887. Me vendim nr. 312, datë 13 nëntor 1945, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor si «sabotator të pushtetit» dhe «pjestar të Organizatës së Ballit Kombëtar» dhe e dënoi me 4 vjet burgim, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave elektorale baraz me kohën e ndëshkimit. Në bazë të nenit 51, të ligjit nr. 382, datë 24 mars 1946, dënimi iu kthye në 4 vjet heqje lirie me punë të detyruar. F. 5, Viti 2016, D. 39, f. 116-117.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]