MANCAKU Sulejman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Ndroq të Tiranës, në vitin 1875. Me vendim nr. 162, datë 15 janar 1946, Gjykata e Qarkut të Durrësit e deklaroi fajtor se ka «bashkëpunuar me milicët fashistë italianë dhe mercenarët e Ballit Kombëtar kundër forcave të Lëvizjes Nacionalçlirimtare» dhe e dënoi me 30 vjet burgim, humbjen e të drejtave qytetare e politike, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 34-35.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]