MANE Hajri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Ushtarak. Lindi në Konispol të Sarandës, në vitin 1919. U arrestua më 28 korrik 1960 si anëtar i të ashtuquajturit «grupi i Teme Sejkos dhe Tahir Demit». Me vendim nr. 5, datë 15 maj 1961, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut», për «organizim bandash të armatosura» dhe për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, konfiskimin e pasurisë, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë, si dhe heqjen e gradës dhe të dekoratave. U ekzekutua më 31 maj 1961, bashkë me Teme Sejkon [shih], Tahir Demin [shih] dhe Abdyl Resulin [shih]. F. 5, Viti 2016, D. 34, f. 2-4, 97-98; Lista e të ekzekutuarve në vitin 1961-1962.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]