MANE Sulejman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Rakickë të Korçës, në vitin 1928. Me vendim nr. 6, datë 8 nëntor 1960, Kolegji Ushtarak i Gjykatës se Lartë e deklaroi fajtor për «përhapje të sekretit shtetëror» dhe e dënoi me 8 muaj heqje lirie. Me vendim nr. 65, datë 9 gusht 1967, Gjykata e Rrethit të Lushnjës e deklaroi fajtor për «largim nga vendi i internimit» dhe e dënoi me 2 vjet heqje lirie. F. 5, Viti 2016, D. 31, f. 133-134.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]