MANJANI Elez
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1939 në Homesh të Dibrës. Më 14 maj 1988, Gjykata e Rrethit të Dibrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe vendosi mbylljen e tij në një institucion mjekësor për mjekime të detyruara. Nga data 2 maj 1988, deri më 24 maj 1988, u mbajt në gjendje arresti në dhomat e izolimit të Degës së Punëve të Brendshme të Dibrës. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 46, f. 166-167.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]