(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Filat të Çamërisë, në vitin 1906. Me vendim nr. 737, datë 5 mars 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi «armik të popullit» dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie. Dënimi iu fal me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949. U arrestua sërish më 25 qershor 1955, dhe me vendim nr. 141, datë 16 dhjetor 1955, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 15 vjet burgim, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. Vdiq në burg, më 9 gusht të vitit 1960. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 133-134.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]