(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1920, në Sarandë. U ndalua më 6 maj 1947, dhe me vendim nr. 246, datë 20 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se ka pasur për qëllim «rrëzimin e pushtetit popullor me anë të forcës», dhe e dënoi me 6 vjet privim lirie me punë të detyruar dhe heqjen e të drejtës politike për 1 vit kohë. Me vendim nr. 252, datë 13 dhjetor 1950, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «arratisje në Greqi mbetur në tentativë» dhe e dënoi me 3 vjet privim lirie me punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave elektorale për 1 vit kohë. Dënimi ka filluar të zbatohet më 15 shtator 1950. F. 5, Viti 2016, D. 30, f. 294-295.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit