MANO Zyraka (Erika)
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Fianaciere, bashkëshortja e Vasil Manos [shih]. Lindi në Zagreb të Kroacisë, më 1913. Kreu Fakultetin Ekonomik, dega Finacë, në Universitetin e Zagrebit. Më 1930 erdhi në Shqipëri me të shoqin, Vasil Manon [shih], dhe punoi si financiere. U arrestua më 6 tetor 1946, me akuzat: «1) Është vënë prej kohësh në shërbim të reaksionit të jashtëm. 2) Ka qenë anëtare e ‘Grupit tekniko-kriminal’ të sabotatorëve të Maliqit. 3) Ka marrë pjesë në të gjitha mbledhjet me qëllim sabotimin, që janë bërë në shtëpinë e saj dhe gjetkë. 4) Ka qenë ndërlidhëse e ‘Grupit të sabotatorëve’ me agjentët e reaksionit të huaj në Tiranë. 5) Ka marrë shpërblime nga agjentët e huaj. 6) Ka propaganduar kudo për zgjerimin e rrethit të sabotatorëve dhe të elementëve kundër pushtetit. 7) Ka pritur ndërrimin e situatës në Shqipëri.» Këshilli Gjyqësor i Gjykatës së Lartë Ushtarake, më datën 18 nëntor 1946, ora 11 paradite, i mbledhur në sallën e kinemasë “Nacional” në Tiranë, e dënoi me vdekje me pushkatim, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme personale dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike. Sipas urdhërit të gjykatës, u ekzekutua në Maliq, bashkë me të shoqin, Mirush Përmetin [shih] dhe Eugenio Scaturron [shih], edhe pse ishte shtatzanë. AMB, dosja hetimore gjyqësore nr. 1080 aktakuza e Prokurorisë së Gjykatës së Lartë Ushtarake nr. 98-107, dt. 06. 11. 1946, aktgjykimi nr.17, dt. 18. 11. 1946; Oëen Pearson, Albania in the Tëentieth Century, A History: Volume III: Albania as Dictatorship and Democracy, The Centre for Albanian Studies, 2006, p. 119-120.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]