MANOFI Hysen
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 10 shkurt 1938, në Vidohovë të Korçës. U internua dhe dëbua për motive politike. Me vendim nr. 16, 18 gusht 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit dhe dëbimit nga rrethi i Korçës në Shtyllas të Fierit, prej datës 27 qershor 1951 deri më 1990, nga të cilat 5 vjet internim. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60, f. 47-48.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]