MANOLI Besim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Vlorë, në vitin 1957. U dëbua për motive politike. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verfikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 23, datë 18 qershor 1993, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga Vlora në fshatin Drashovicë, prej datës 7 dhjetor 1967 deri më 3 shkurt 1986. F. 5, Viti 2016, D. 33, f. 125-126.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]