MARASHI Gim Marash
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Vukaj të Shkodrës, në vitin 1910. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1993, si dhe të Udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 2, datë 4 janar 1992, për njohjen e faktit të pushkatimit pa gjyq, komisioni i ngritur në mbledhjen e datës 6 nëntor 1993, vendosi vërtetimin e faktit të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike më 24 shkurt 1947, në Zall të Kirit. F. 5, Viti 2016, D. 35, f. 21-22.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]