MARASHI Ndokë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1924, në Ishull Shëngjin. U arrestua më 26 mars 1951, dhe me vendim nr. 194, datë 8 tetor 1951, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «bashkëpunim», «dhënie informacioni», «agjitacion e propagandë», «srehim e furnizim» dhe për «vepra përgatitore për t’u arratisur» dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, si dhe humbjen e përhershme të të drejtave elektorale. F. 5, Viti 2016, D. 74, f. 115.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]