MARASHI Ndue
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shosh të Shkodrës, më 23 shtator 1900. Me vendim nr. 443, datë 10 mars 1993, Gjykata e Rrethit të Shkodrës vendosi vërtetimin e faktit juridik të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike nga forcat e ndjekjes, më 22 gusht të vitit 1946. F. 5, Viti 2016, D. 35, f. 19-20.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]