(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1 maj të vitit 1893, në Oblikë të Shkodrës. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, dhe të udhëzimit nr. 2 datë 4 janar 1992, të Këshillit të Ministrave, si dhe shtesën e bërë në pikën 7, në udhëzimin nr. 7, datë 29 tetor 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq kur mungojnë dokumentet, vendosi të njohë faktin e vrasjes së tij pa gjyq për motive politike, në vitin 1946. F. 5, Viti 2016, D. 74, f. 5-6.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]