MARGARITI Aida
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1971. U dëbua për motive politike. Me vendim nr. 16, datë 18 gusht 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi Tiranë në rrethin Krujë, prej datëlindjes, 21 qershorit të vitit 1971 deri më 10 maj 1990. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55, F. 143-144.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]