(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Tropojë, më 24 mars 1939. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 20, datë 10 shkurt 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Bajram Currit, në rrethet Tepelenë e Lushnjë, prej vitit 1948 deri në vitin 1955. F. 5, Viti 2016, D. 37, f. 70-71.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]