MARKISHIQI Mahmut
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1922, në Plavë të Malit të Zi. Me vendim nr. 39, datë 22 shkurt 1952, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «faje kundër popullit dhe shtetit» dhe e dënoi me 10 vjet burg me punë të detyruar. Por dy muaj më vonë, me vendim nr. 203, datë 30 prill 1952, Gjykata e Lartë e deklaroi të pafajshëm dhe urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm nga burgu. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55/1, F. 195-196.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]