(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në fshatin Topovë të Zagorisë, në vitin 1911. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, si dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, në mbledhjen e datës 22 gusht 1992, vendosi vërtetimin e faktit të pushkatimit të tij pa gjyq për motive politike, më 5 maj të vitit 1943. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 271-272; Gazeta 55, 17 nëntor 2015, 17.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]