MARKU Jak
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1929, në Shkodër. Me vendim nr. 89, datë 19 prill 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor se «ka strehuar dhe bashkëpunuar me kriminelët e luftës dhe ka ditur dhe nuk ka lajmëruar autoritet kompetente» dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, me punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave poltike baraz me kohën e dënimit. F. 5, Viti 2016, D. 74, f. 100-101.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]