MARKU Llesh
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Kimëz të Pukës, në vitin 1910. Me vendim nr. 289, datë 29 qershor 1993, Gjykata e Rrethit të Pukës vendosi të njohë faktin juridik të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike nga forcat e diktaturës komuniste më 13 gusht 1946, në fshatin Kimëz. F. 5, Viti 2016, D. 32, f. 42-44.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]