MARKU Mëhill
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Qelëz të Pukës, më 1 korrik 1916. Me vendim nr 265, datë 29 qershor 1949, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 25 vjet privim lirie (punë të detyryar) dhe humbjen e të drejtave civile për 5 vjet kohë «për strehim dhe furnizim kriminelesh». Më 11 tetor 1974 u arrestua sërish, dhe me vendim nr. 36, datë 25 nëntor 1975, Gjykata e Rrethit të Pukës e dënoi me 10 vjet heqje lirie, si dhe 5 vjet heqjen e së drejtës elektorale, «për tradhëti ndaj atdheut në formë arratisjeje të mbetur në përgatitje». F. 5, Viti 2016, D. 32, f. 75-76.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]