MARKU Marka Gjokë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1928, në Xhuxhë të Mirditës. Me vendim nr. 117, datë 28 maj 1951, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor se «ka bashkëpunuar me të arratisurit» dhe e dënoi me 10 vjet burg, punë të detyruar, humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, pjesës së tij. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 72, F. 120.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]