(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Qelëz të Pukës, më 5 prill 1939. U internua për motive politike. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verfikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Pukës në rrethin e Tepelenës, prej 15 qershorit 1949 deri më 10 dhjetor të po atij vitit, si dhe prej 6 majit 1950 deri më 2 dhjetor 1950. I dogjën shtëpinë me gjithë pasurinë. I ati qe i dënuar me burgim. F. 5, Viti 2016, D. 32, f. 6-7.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]