MARKU Pjetër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Gallatë të Kurbinit të Kurbinit, në vitin 1928. Me vendim nr. 275, datë 31 tetor 1952, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor se «ka marrë pjesë në banda të armatosura» dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave politike për jetë. Me dekret të P. K. P., datë 4 dhjetor 1952, dënimi iu kthye në 25 vjet heqje lirie. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 203-204.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]