(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Iballë të Pukës, më 30 nëntor 1930. U arrestua më 5 qershor 1951, dhe më 6 tetor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «faje penale kundër popullit e shtetit, strehim kriminelësh dhe agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 5 vjet privim lirie, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për një vit kohë. F. 5, Viti 2016, D. 32, f. 106-107.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "MARKU Prendush" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/marku-prendush