MARKU Prengë Shkurt
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1 maj 1920, në Dardhas të Mirditës. U internua për motive politike. Me vendim nr. 24, datë 18 qershor 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi Mirditë në rrethin Tepelenë dhe Lushnjë, prej 24 dhjetorit të vitit 1950 deri më 10 dhjetor 1966. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 72/1, F. 133-134.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]