MARKU Ramë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1899, në Shetel të Shijakut. Me vendim nr. 627, datë 23 nëntor 1946, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor si «sabotator të pushtetit, duke strehuar kriminelë të arratisur» dhe e dënoi me 4 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile e politike. Me vendim nr. 187, datë 27 shtator 1947, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor se «ka marrë pjesë në një grup kundër pushtetit popullor dhe ka pasur tendenca arratisjeje e sabotimi, ka krijuar lidhje me Sillogun» dhe e dënoi me burg të përjetshëm, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave civile e politike. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55/1, F. 129-130.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]