MARTA Murat Jaho
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 4 maj 1942, në Bërzeshtë të Librazhdit. U arrestua më 2 qershor 1966, dhe më 6 gusht të po atij viti, Gjykata e Rrethit Elbasan e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut të mbetur në tentativë» dhe e dënoi me 10 vjet burg. Teksa vuante dënimin në burgun e Spaçit, u ridënua me 23 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 61, F. 50-51; Gazeta 55, 24 maj 2016, 12.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]