MARTINAJ Rustem
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Krujë, më 1 janar të vitit 1911. Me vendim nr. 28, datë 3 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor si «sabotator të pushtetit» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie me punë të detyruar, si dhe humbjen e të drejtave civile baraz me kohën e dënimit. Vdiq më 21 gusht të vitit 1999. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 41-42.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]