(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Iballë të Pukës, në vitin 1924. Me vendim nr. 554, datë 29 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor se ka marrë pjesë në vrasjen e Vat Marashit nga Berisha, se ka qenë i «lidhur me kriminelët e luftës», dhe e dënoi me 5 vjet burgim. Më 30 dhjetor 1977, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor se ka «propoganduar kundër pushtetit popullor» dhe ka «strehuar diversantë», dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 32, f. 36-37.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]